HISTORIKU

Të parët tanë, gjysh e stërgjysh, brez pas brezi, kanë prodhuar rrush, verë e raki cilësore, edhe pse me shumë vështirësi e pengesa nga pushtues të ndryshëm (osman e serb).

Përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999 na krijoi mundësinë që të rifillojmë të kultivojmë dhe ruajmë traditën tonë shekullore. Vazhduam të kultivojmë sipas traditës, duke prodhuar e shitur verë cilësore, por pa bren. Shteti i Kosovës ka krijuar mundësi të reja, duke hapur perspektiva më të mëdha për kultivuesit e rrushit dhe prodhuesit e verës vendore. E nisëm punën me pak mjete primitive dhe me ekonomi familjare të shkatërruar.

Me vete kishim vetëm përvojën shumëvjeçare dhe dashurinë e madhe për hardhinë e rrushit. Mirëpo, kjo nuk ishte e mjaftueshme për një prodhimtari më të avancuar, prandaj investuam edhe në ngritjen profesionale, gjithnjë duke u bazuar në traditën vendore. Na u bë e qartë se respektimi i normave tashmë të praktikuara botërisht dhe investimi në teknologjinë bashkëkohore, është garanci për prodhimtari të suksesshme. Prandaj, në vitin 2009 e regjistruam brendin tonë LabiWine. Kjo na dha mundësi që të investojmë në cilësi dhe sasi, duke i kryer me përkushtim të madh detyrimet që dalin nga pasja e një brendi. Përvoja dhe historia ishin në anën tonë, prandaj edhe e themi me bindje se tani jemi “kampion” në cilësi.

Labi Wine

Poezi në secilën shishe

Histori

Veraria “LabiWine” është e përkushtuar në artin të cilësisë së verës. Vreshtat tona janë të mbjella në tokat dhe kodrat më të mira të ekspozuara rrezeve të diellit, të punuara me pasion e dashuri. Vjelja e rrushit kryhet me dorë, ndërsa përpunimi bëhet me makineri të vogla, duke mundësuar përzgjedhjen e rrushit me cilësi me të lartë. Këta jemi ne dhe emri ynë do të jetë simbol për cilësi të lartë të verës.